Që jemi më të lumtur gjatë fundjavës këtë e dimë, por çfarë na shton lumturinë është fakti që edhe shkenca e konfirmon diçka të tillë.

Si për të provuar që fundjavat jo vetëm na bëjnë më të lumtur, por edhe më të shëndetshëm ekspertët kanë zbuluar se njerëzit e çdo statusi, profesioni apo shtrese shoqërore ndihen më mirë të shtunave dhe të dielave.

Ata jo vetëm që konfirmuan humorin e mirë që na shoqëron gjatë këtyre ditëve, por shtuan se edhe dhimbjet ishin më të pakta që prej të premtes pasdite deri të dielën pasdite.

Psikologët thonë se “efekti i fundjavës” lidhet me lirinë që gjithsecili ka për të zgjedhur aktivitetin që do apo për të kaluar kohë me njerëzit e dashur.

Madje, edhe ata që kanë burime të larta financiare dhe nuk u duhet të shqetësohen për të mira materiale, janë më të lumtur këto 2 ditë.

Rezultatet e studimit përfshinë gjithë llojet e njerëzve; si të martuarit, beqarët apo ata që kanë humbur partnerët ndihen njësoj gjatë fundjavës.

Kjo sepse e gjithë energjia jonë fokusohet në gjëra që i duam vërtetë, ndryshe nga ditët e javës kur një pjesë të mirë të kohës e kalojmë me kolegë me të cilët mund të kemi lidhje të pakët emocionale.