E denoncoi tek Rama, Voltana Ademi padit biznesmenin në Shkodër

0
250

15.04.2019 – 14:57

Pas denoncimit që i bëri tek portali “Shqipëriaqëduam.al”, kryebashkiakja Voltana Ademi ka paditur për shpifje administratorin e linjës private të transportit urban, Afrim Dervishi.

Dervishi akuzoi kryebashkiaken për mungesë mbështetjeje, mosmenaxhimin e duhur të furgonave dhe për mungesën e rimbursimit për kategoritë në nevojë.

Pas kësaj, biznesmeni deklaron se Voltana Ademi e ka paditur në Gjykatë, për akuzën e rryshfetit dhe të shpifjes.

“Më ka bërë padi penale, sepse kam bërë një denoncim tek portali i kryeministrit. Avokati i kryetares më ka paditur.

Më akuzon për shpifje dhe për ofendim. Unë kam shkruar në portal për problemin tim, për furgonet, për abonetë studentore, invalidët etj”, tha Dervishi për mediat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here