Disa orë më parë, Emina Cunmulaj shpërndau në Instagram Stories një postim të kushërirës së saj, në të cilën shfaqet vetë modelja duke i rënë çiftelisë.

“Kur kushërira vjen në qytet, i bie çiftelisë” shkruhet mbi video.

Ç’është e vërteta, Emina nxjerr vazhdimisht në pah kulturën e saj shqiptare, me rrënjët e së cilës duket se ka një lidhje shumë të fortë.

Cunmulaj shpalli #çifteliachallenge (#sfidaeçiftelisë), ndaj kushdo që di t’i bjerë veglës muzikore në fjalë, të bëjë gati videon e radhës. Çiftelia është përdorur (dhe përdoret ende) nga malësorët e Pukës, Mirditës, Lumës, Malësisë së Gjakovës, Kosovës dhe Malit të Zi Jugor.

Vegla muzikore përdorej për të shoqëruar rapsodi apo balada, të njohura ndryshe “këngë me çifteli”, kënduar nga rapsodë si Dervish Shaqa.