Drejtori i ri i spitalit rajonal të Shkodrës zyrtarisht ështe Ardian Dajti.

Një vendim i tillë është marrë këtë të hënë, teksa në drejtorinë e spitalit të Shkodrës është zhvilluar një mbledhje.

Një mbledhje në të cilën ka marrë pjesë edhe zv.ministrja e shëndetësisë, Mira Rakacolli. Mbledhja ka zgjatur për disa minuta dhe në fund është zyrtarizuar mjeku Dajti në krye të spitalit të Shkodrës.

Më herët, Ardian Dajti ka qenë edhe shef urgjence pranë këtij spitali, ndërkohë tashmë zëvendëson Teuta Rrjollin.