Shpesh, ndodh t’i paragjykojmë njerëzit nga pamja e jashtëme. Na duhen vetëm pak minuta për t’i vendosur dikujt një epitet: dështak, i alkoolizuar, i rritur keq, e pandershme, etj.

Në fakt gjasat që të jemi të gabuar janë të mëdha. Ilustrimet më poshtë do t’ju bëjnë të ndiheni keq dhe të mendoheni mirë herën tjetër kur të flisni për dikë. Asnjëherë s’e dimë ç’histori fshihet pas një fytyre.

1. “Ata mendojnë vetëm për veten!”

Në fakt jo. Ata mund të jenë të shqetësuar në lidhje me kursimet që u duhen për një bebush që do t’i bashkohet së shpejti.

2. “Dështak!”

Ai që duket si dështak mund të ketë një familje të lumtur, një status të kënaqshëm financiar dhe një punë që i pëlqen!

3. “Seksist”

S’e dini kurrë si është historia e dikujt tjetër. Ai mund të jetë duke vuajtur nga një histori e dhimbshme, nga një humbje e madhe dhe thjesht s’po gjen më vendin e tij në botë.

4.”E varur nga substancat narkotike”

Në fakt, ajo që ju duket “e çuditshme”, mund të jetë një grua në karrierë apo një familjare shumë e mirë.

5.”Pijanec”

Po sikur ai që ju është dukur si “pijanec” të jetë ende duke marrë veten fizikisht pas një aksidenti që e la për shumë gjatë në karrige me rrota?! Mendohuni.

6. “Flirtuese!”

Gjykimi nisur nga veshja mund të jetë i gabuar. Vajza në fjalë mund të mos jetë nëna e saj. Ajo thjesht po kujdeset për një vogëlushe e cila ka humbur nënën. “Flirtuese” është epiteti që meriton? JO!

7. “Pa talent!”

Vetëm se nuk ke rezultate në një fushë s’do të thotë se je i paaftë. Ai që s’është i shkatët në matematikë mund të jetë piktor i paparë. S’i dihet asnjëherë.