Nëse je në dilemë për ta cilësuar veten si pesimist apo optimist, mjafton të na thuash se ç’mendim ke për Të Hënat?

Në mesin e atyre që mendojnë se të hënat ta shpifin, duhet të nisësh punën, zgjimin herët e kështu me radhë, zgjidh t’i shohësh si ditët e mundësive të mëdha.

~Të hënat janë një fillim i ri~

Ditët në fjalë të japin mundësinë e një fillimi dinamik. Mbaro gjithçka që ke lënë përgjysmë, përballo detyrat e reja dhe jepi vetes mundësi të shumta. Për të gjitha këto, të vijnë në ndihmë kush tjetër veçse të hënat.

~Të ofrojnë mundësinë e ribalancimit~

Ke patur një fundjavë fantastike apo jo? E di, edhe ne do dëshironim të zgjaste përgjithmonë por ja që nuk ndodh. Për të shijuar një pushim të mirë duhet të punosh fort. Kështu fillimet e javës janë ditët ideale për t’u stukturuar, organizuar dhe vënë gjërat në vijë. Kemi kaq shumë nevojë për të hënat!

~ Falin energji~

Përdore gjithë energjinë e fundjavës në avantazhin tënd. Vishu, lyhu, puno, bisedo, shoqërohu me njerëz që mendon se ia vlejnë dhe të bëjnë të ndihesh mirë. Shkurt, mund të bësh gjithçka!

Rrofshin të hënat!