‘’Litari në fyt Veliajt’’, aktivisti lëshon keq fare gojën ndaj zyrtarit të kryebashkiakut

0
340

Mëngjesin e sotëm fadromat kanë shkuar sërish tek ‘’Bregu i Lumit’’ për të shembur banesa të tjera atje. Javën e kaluar u shembën 7 banesa, nga 38 që janë parashikuar të prishen gjithsej.

Kurse mëngjesin e sotëm ka pasur një përplasje mes banorëve dhe policisë. Një grua u dhunua nga një komisar policie, kurse disa efektivë të tjerë kapën prej fyti ish-deputetin e Partisë Demokratike Klevis Balliun.

Në lidhje me situatën e tensionuar dhe dhunën e ushtruar nga efektivët ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale edhe aktivisti i ‘’Organizatës Politike’’ dhe lëvizjes “Për Universitetin’’, Klod Leka.

Në postimin e tij Leka ka shkruar se kryebashkiakut të Tiranës iu duhet vënë litari. Po ashtu aktivisti ka shpërthyer në të shara ndaj një zyrtari të Veliaj. Ai shkruan se fytyra e tij duhet fiksuar sepse është që vjen të shemb shtëpinë, rreh gratë dhe fëmijët dhe bën i gëzuar filmime për shefat se si po zbatohet plani.

Postimi i plotë:

Fiksojeni fytyrën e këtij robq*mit me syze. Ky është ai që vjen të t’shembë shtëpinë, të t;rrahë gratë dhe kalajmëtë dhe të bëjë i gëzuar filmime për shefat se si po zbatohet plani, dmth se si shkatërrohen shtëpitë e popullit. Kush ia di emrin? për sejmenët, Veliaj, Frangajn & Co. Litari.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here