Nga fundosja e Titanikut te zjarri në “Notre Dame”, rastësia e tragjedive të ndodhura në 15 Prill

0
312

Një humbje e madhe për kulturën dhe historinë Botërore mund të quhet djegia e katedrales së “Notre Dame” mbrëmjen e djeshme në Paris. Zjarrfikësit u përpoqën të shuanin zjarrin, por në fund e humbën luftën me flakët.

Historia 850 vjeçare që përfaqëson ajo katedrale e bëjnë një prej monumenteve më të veçanta në Evropë.

Por ngjarja e ndodhur më 15 prill ka zgjuar edhe reagimet e shumë njerëzve të fiksuar pas datave dhe rëndësisë që ato marrin në histori. E kjo sidomos kur lidhen me ngjarje të bujshme. Në datën 15 prill ndër vite, kanë ndodhur disa nga tragjeditë më të mëdha që kanë tronditur botën.

Ja cilat janë disa prej tyre

15 prill 1865 – Presidenti i SHBA-së, Abraham Lincoln vdes pasi ishte qëlluar një natë më parë nga aktori John Wilkes Booth. Lincoln konsiderohet si presidenti më i suksesshëm i SHBA-së, pasi udhëhoqi vendin përgjatë luftës civile duke arritur të ruajë unitetin, shfuqizoi skllavërinë dhe modernizoi ekonominë.

1912 – Anija më e madhe e kohës, Titanik fundoset në oqeanin Atlantik pasi godet një ajsberg. Ky ishte udhëtimi i parë dhe i fundit i Titanik që mori në fund të detit më shumë se 1500 njerëz.

1941 – Gjatë Luftës së Dytë Botërore, 200 bombardime nga ushtria gjermane shkaktuan rreth 1000 të vdekur në Belfast të Irlandës së Veriut.

1989 – Mbipopullimi në stadiumin Hillsborough shkaktoi vdekjen e 96 tifozëve dhe plagosjen e 766 të tjerëve. Ndeshja që luhej ishte ajo midis Liverpool dhe Nottingham Forest.

2013 – Dy bomba shpërthyen gjatë maratonës së Bostonit në SHBA, duke vrarë tre njerëz dhe plagosur 264 të tjerë. Në Irak, një seri sulmesh me bombë shkaktuan vdekjen e 75 njerëzve.

2014 – Shënohet masakra më e madhe luftës civile në Sudanin e Jugut. Të paktën 200 njerëz u vranë teksa kërkonin shpëtim në spitale dhe institucionet e kultit.

2019 – Një vatër zjarri ndizet në katedralen ‘Notre Dame’ në Paris. Një pjesë e katedrales shkrumbohet nga flakët

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here