Ligji antishpifje, Rama paralajmëron: Vjen së shpejti, boll na u futët nëpër shtëpi

0
303

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij nga foltorja e kuvendit u ndal edhe te nisma e tij për ligjin antishpifje, për të cilën theksoi se shumë shpejt do të vijë në parlament për t’u votuar.
“Do vijmë shpejt me ligjin kundër shpifjes. Nuk vazhdojmë dot të jemi mish për top i kujtdo që i teket të shpifë të sajojë të na futet nëpër shtëpia e të sakatojë të madh e të vogël në emër të lirisë”, u shpreh Rama.
Kryeministri tha se ka punuar me OSBE-në për projektligjin e ri, ndaj ai ka thënë se do shtrëngohet rrethi i atyre që sipas Ramës e kanë kthyer botën mediatike në një llum.
“Këtu do të vijmë kemi premtuar kemi punuar me OSBE, me një draft dhe do kërkojmë të shtrëngohet qartë në ligj rrethi i atyre që e kanë kthyer botën mediatike në llum dhe e bëjnë të pamundur për njerëzit se kush informon e kush sajon, kush i shërben publikun dhe kush i thith gjakun një opinioni të tërë publik”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here