I quan gazetarët “kazanë” dhe “kadrinj”, raporti për lirinë e medias zbret me 7 vende Shqipërinë

0
331

Raporti i fundit i “Gazetarëve pa kufij” e ka renditur Shqipërinë në vendin e 82. Përsa i përket lirisë së medias, Shqipëria ka zbritur me 7 vende në klasifikim.

Në raport përmenden sulmet e qeverisë ndaj medias, të cilat janë të paprecedenta. Sipas raportit mediat manipulohen lehtësisht në interes të qeverisë apo pronarëve të medias.

Gjithashtu thuhet se për shkak të kësaj klime, gazetarët në Shqipëri ndihen të pasigurt për të ardhmen profesionale. Po sipas këtij raporti, gazetarët në Shqipëri janë të detyruar të punojnë nën klimën e frikës.

Kujtojmë këtu se kryeministri Edi Rama përdor epitet ofeduese për gazetarët, duke i quajtur “kadrinj” apo “kazan”. Përveç kësaj shumë gazetarë pengohen të raportojnë, ose nuk u jepet informacion nga institucionet shtetërore.

Përsa i përket raportit edhe këtë vit kryesohet nga Norvegjia, Finlanda dhe Suedia, ndërsa Holanda ka zbritur nga treshja e parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here