Pedagogu dhe aktivisti Erion Kristo ka qenë I ftuar sot në studion e lajmeve në Fax News ku ka komentuar raportin për lirinë e gazetarëve, ku Shqipëria kishte humbur 7 pozicione nga një vit më parë.

Kristo e konsideroi tejet shqetësuese këtë situatë, duke thënë se sot gazetarët janë më pak të vlerësuar, qoftë edhe ekonomikisht se personat që punojnë në bizneset fasonë.

Aktivisti tha për gazetaren Armela Ferko se është koha që të bëjmë një dallim të qartë mes analistëve, të cilët i quajti sahanlëpirës, dhe gazetarëve që janë gjithnjë në ndjekje të lajmit, dhe tentojnë që të sjellin te publiku sa më pranë të vërtetën.

‘’Tani po duken frytet e para të goditjes së medias, po iu cënohen të drejtat, si rasti i Nikoll Lesit që po shkonte në zyrën e tij dhe u bë copa nga Policia, nuk mund tia mohosh rolin që ai ka pasur, ke rastin e Arturit që u shoqërua në komisariat se pse po filmonte një aktivitet të Lali Erit.

Gazetarët edhe po nuk i rrahën pronarët e tyre, I rrahin njerëz që qëndrojnë pranë politikës. Dikur kam thënë se gazetarët janë edhe më të kërcënuar se minatorët, se minatorët bëjnë një grevë dhe e marrin rrogën, ndërsa gazetët mund të mbeten peng edhe me muaj të tëra”, u shpreh Kristo.

‘’Edi Rama ka dhënë urdhër që përfaqësuesit e PS-së të mos dalin në studio përballë përfaqësuesve të opozitës, dakord, ai ka të drejtë që të mos i pëlqejë kundërshtarët që ka përballë, po ne si qytetarë, kujt mund ti kërkojmë llogari për të këqijat që na bëhen?! Sapo hap gojën që ti kundërshtosh, këta merren me gjithçka tënden, që nga flokët dhe te fytyra.

Pse ne mediat po e shtrembërojmë faktin që po vidhet aeroporti? Ai që është në pushtet kërkon që ti bëjë të gjithë plehra, në mënyrë që ai të duket si alternative e vetme në sytë e publikut. Ne si shoqëri nuk kemi një bazë referimi, nëse ka media që emeton dhe rrezaton një realitet, atëherë ne këtyre duhet tiu referohemi.

Nëse ti i gjuan me gaz qytetarët e Bregut të Lumit, atëherë ne si media për këtë do të flasim, pse për çfarë do flasim ne për 200 metra trotuar që ke shtruar ti? E gjithë shoqëria shqiptare është e keqvendosur, shqiptarët janë interesantë, vetë ndërtojnë në tokë bujqësore, dhe iu kërkojnë llogari këtyre që ndërtojnë në Breg të Lumit”, deklaroi Kristo në Fax News.

Kristo komentoi dhe situatën politike në vend, ndërsa dy grupet e reja i ka quajtur grupim aguridhesh dhe kokëxhangallësh. Pedagogu theksoi se vetë ai nuk ishte pro djegies së mandateve, po ky process tregoi se në listat e deputetëve futen persona që nuk kanë asnjë lidhje me përfaqësimin e shoqërisë, të cilët shiten dhe blihen me lehtësi.

‘’Këta po emërojnë dhe opozitën, imagjino se çfarë ndodh këtu. Opozita e re është gallatë komplet, grupi i kokëxhangallëve dhe grupi i aguridhëve, a mund të quhem unë Ferko dhe të futem në familjen tënde? Ka një përplasje logjike, këta e quajnë veten të pavarur, po ama thonë se janë të PD-së dhe të LSI-së.

Opozita bëri një gjë siç ishte lënia e mandateve, dhe unë nuk kam qenë shumë partizan i kësaj, mirëpo ishte një gabim total, se nuk llogaritën kundërgoditjen e palës tjetër. Pala tjetër u përgjigj në mënyrë shumë të shpejtë, dhe futën këta të tjerët që kishin hallin e atdheut. Është dhe qesharake, se disa prej këtyre të rinjve kanë qenë dhe të dënuar më parë.

Edhe në votimin që u bë dje në Kuvend, tregoi se këta të rinjtë janë të emëruar nga persona të tjerë, do kapen prej flokësh me njëri-tjetrin.

Partitë e kanë degjeneruar këtë lojë pa filluar, dhe mirë tiu bëhet, zgjodhën njerëz besnikë të partisë, dhe pikërisht te kjo dështuan. Unë jam shumë i gëzuar që njerëzit, që këta mendonin se ishin besnikë iua futën, dhe tani thonë gabuam me listat. Gabuat ju? Tani largohuni, se gabimi juaj më ka shkaktuar mua probleme për jetën time”, vijoi më tej Kristo.

Lidhur me situatën e Universiteteve, Kristo u shpre se nuk ia vlen fare të flasim për autonomi, sa kohë që qeveria ndërhyn sa herë që do në jetën akademike.

‘’Nuk ka autonomi universitare sa kohë që kryeministri shkon dhe ofendon pedagogët dhe akademikët në shtëpinë e vetë”, u shpreh Kristo.

Ndërkohë pedagogu Kristo ka komentuar dhe pezullimin e vizave për qytetarët shqiptarë nga Holanda, dhe tha se ky vendim mund të pasohet dhe nga shtete të tjera.

Sipas tij reagimi i qeverisë shqiptare ka qenë qesharak, dhe kryeministri Rama sipas tij duhet të nisej me urgjencë drejt Holandës dhe të kërkonte falje.

‘’Qytetarët shqiptarë duhet që ti kërkojnë llogari shtetit, ashtu siç ndodh në të gjoitha vendet e botës. Nëse nuk do të hapeshin negociatat, atëherë kjo do ti pëlqente opozitës pasi do sillte një klimë të re. Reforma në Drejtësi është në vend, ka tre vite që merremi me të, dhe jemi shumë vonë, se përveç gjyqtarëve që janë larguar, drejtësia ende nuk ka nisur që të godasë”, tha më tej Kristo.

 

(E.K/FAXWEB.AL)