Drejtori i programacionit në “Tv Klan”, Albert Dumani, ka publikuar pak më parë në profilin e tij në Instagram një selfie me aktorin turk më të dashur për shqiptarët, Kivanç Tatlitug.

Dumani e ka takuar aktorin gjatë xhirimeve të serialit më të ri “Carpisma” dhe ka dhënë krahas fotos super lajmin për shqiptarët.

Shumë shpejt, “Carpisma” do të transmetohet në “Tv Klan” dhe Tatlitug do të jetë në rolin e aktorit kryesor të serialit.