Evis Kushi është një nga kandidatet e mundshme për Kryeministre e Qeverisë Teknike. Lajmi po qarkullon gjithnjë e më shumë ditët e fundit, dhe po komentohet nga analistë më në zë nëpër studio televizive, dhe jo vetëm.

Ditë e fundit po flitet gjithnjë e më shumë për një kompromis për të dalë nga kriza e pazakontë politike që ka përfshirë vendin.

Sipas diskutimeve, nëse do të arrihet marrëveshja për krijimin e Qeverisë Teknike që do të dërgojë vendin në zgjedhje, tre janë kandidatët e mundshëm, Evis Kushi, Pandeli Majko dhe Musa Ulqini. Por mes tyre duket se më pranë këtij posti ndodhet deputetja e Elbasanit, Evis Kushi e cila prej kohësh gëzon mbështetjen e Edi Ramës, Taulant Ballës dhe Gramoz Ruçit.

Gjithashtu Kushi konsiderohet si një figurë e pranueshme edhe nga opozita, pasi nuk është shquar si deputete e “ekstremit të majtë“. Fjalimet e saj në parlament kanë qenë të ekuilibruara dhe të argumentuara politikisht dhe profesionalisht.