Ç’tregon shtrëngimi i duarve për ju?

0
276

Një shtrëngim duarsh është më shumë se sa një takim i thjeshtë. Ky gjest, tregon shumë për besimin e një njeriu, intuitën e tij, kontrrollin, frikërat madje dhe mungesën e respektit. Çfarë duhet të dini është mënyra juaj e shtrëngimit të duarve.

Si ta lexoni gjuhën e trupit?!

1. Shtrëngim me të dyja duart

Nëse personi përballë ju takon kështu, është një shenjë që po pranon se ju keni më shumë ndikim mes të dyve, por gjithsesi është pro diskutimit. Me këtë gjest, është duke iu thënë: “Le të flasim për këtë”. Zakonisht njerëz të tillë janë bujar, të ndershëm dhe të komunikueshëm.

2. Shtrëngim dominant i duarëve

Ky njeri e shtrëngon dorën si të jetë në ring duke vendosur dorën e tij mbi tuajën.Kjo tregon dominancë dhe madje herë herë, përkthehet në arrogancë. Me pak fjalë, është duke thënë: “Unë jam shefi dhe s’më intereson ç’thua. Fjalën e fundit e kam unë.”

Kontrrollin e situatës e ka ai.

3. Shtrëngim i nënshtruar duarsh.

Të tillë persona janë zakonisht të turpshëm dhe intimidohen lehtë. Një shtrëngim i tillë duarsh e bën të duket që kontrrollin e situatës e ka personi tjetër.

4. Shtrëngimi “peshku i ngordhur”

Nëse shtrëngimi është i ngrirë dhe i drejtë kjo tregon që personi është pak i përfshirë me ju. Wshtë indiferent, madje dhe i dobët. Gjithsesi, mos harroni që në disa kultura Afrikane, një shtrëngim i butë duarsh tregon mirësjellje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here