Nuk mbahet Elvana Gjata, djeg skenën me twerk-un e saj dhe këngët e Flori Mumajesit

0
1113

Me rikthimin në muzik përmes koncertit surprizë në Prishtinë, 5 muaj pas skandalit ku u përfshi i fejuari i saj në vrasjen në ish-Bllok, dhe debutimin kohët e fundit me projektin e saj kinematografik “Dy Gisht Mjaltë” i cili u pëlqye shumë nga publiku duket se sukseset e Elvana Gjatës nuk kanë të ndalur.

Këngëtarja shqiptare u është rikthyer koncerteve këtë fundjavë dhe nga publikimet e fansave të saj në Instagram duket se ajo ka mbajtur një koncert në Zvicër.

Në videot e publikuara këngëtarja shfaqet duke kënduar këngët e saj të vjetra të prodhuara nga Flori Mumajesi, si “Lejla” dhe “Love me”, dy hitet e preferuara të këngëtares. E veshur me një fustan të zi të shkurtër, pa frikë fare mund të themi se performanca e saj ka qenë një zjarr i vërtet.

Këngëtarja dukej mjaft elegante në skenë duke kërcyer në krah të balerinave, por edhe vetëm me lëvizje provokuese twerk.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here