Ndodh në Shkodër/ “Shëndetësi falas” por në këmbë, spitali nuk ka shtretër për pacientët

0
542

“Shëndetësia falas” është premtimin me të cilin qeveria aktuale erdhi në pushtet, por duket se këtë slogan nuk e besojnë as ata vetë.

Shembulli më i mirë për të kuptuar situatën në këtë sektor, është gjendja në të cilën është katandisur Spitali Rajonal i Shkodrës, i cili si më i madhi në veri, duhet të kishte disa fish më shumë vëmendje.

Mungesa e medikamenteve dhe ambientet me probleme, duket se nuk janë asgjë para asaj që tregon kjo foto e mbërritur në redaksinë e “Shkodër.info”.

Mungesa e shtretërve për pacientët po bën që këta të fundit të detyrohen t’i bëjnë gjilpërat në këmbë. Pavarësisht gjendjes në të cilën ndodhet i sëmuri, e përballon apo jo një situatë të tillë, mjekët janë të detyruar t’a kryejnë këtë mjekim në këmbë.

Ajo që duhet theksuar se fotoja është shkrepur pasditen e së mërkurës (sot) dhe në gadishmëri për në urgjencën e spitalit është vetëm një mjek.

Pamje që edhe në Afrikë ngjallin mëshirë, në Shkodër janë realitet i zakonshëm.

Urime “Shëndetësia falas”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here