Rama të premten në Shkodër, zbulohet intinerari

0
429

Te premten kryeministri Edi Rama është lajmëruar qe do të jetë në Shkodër, këtë herë jo si dy radhët e shkuara që dështoi kjo vizitë, por për të finalizuar takimin “Bashkia që duam”.

Kreu i qeverisë pritet të ketë një agjendë të ngjeshur takimesh që burime për shkodranews thonë se do të ketë ndalese jo vetëm ne qytetin e Shkodrës, por edhe ne Malësi te Madhe dhe Vau Dejës. Rama pritet qe pasdreken e se premtes, rreth ores 17.30-18.00 pritet qe ne sheshin përpara teatrit “Migjeni” te zyrtarizoje kandidatin për kryetar bashkie, qe pritet te jete prefekti ne detyre Valdrin Pjetri.

Krah Rames do te jene deputete te qarkut si dhe ministra te kabinetit qeveritar. Është parashikuar qe ky takim të zgjasë 90 deri ne 120 minuta ku strukturave vendore u është kërkuar një pjesmarrje masive. Policia e shtetit do te ketë gatishmeri maksimale për këtë vizite te kreut te ekzekutivit.

Me herët Rama pritet te beje inspektime në disa investime publike si rruga e Velipojës dhe ne Shirokë, si dhe pritet të inauguroje ambjentet e reja te qendres ADISA. Gjithashtu ne rrethin e Malesisë se Madhe ai do te ketë takime dhe pritet të rikonfirmoje si kandidat zyrtar për zgjedhjet e 30 qershorit Tonin Marinaj.

Nga ana tjeter mësohet se kryeministri nuk do te tregohet këtë here aspak tolerant me performancën e bashkisë Shkoder, si dhe kryetaren Voltana Ademi te cilën prej zgjedhjeve te 2017 ka zgjedhur ta kurseje nga sulmet politike. Ne shenjestër pritet te jete performanca e kësaj bashkie ne 4 vite.

Janë te paqarta ende disa detaje te kësaj vizite qe nga organizatoret po tentohen te mbahen te pazbuluara për shkak te situatës politike dhe frikës se protestave nga ana e opozites.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here