Arjon Muça, djali simpatik i ekranit ishte i ftuar në barin e emisionit “THUMB” të Fatmës dhe Aulonës. Ai përveç anës profesionale ka folur edhe për atë private ku ka treguar se është në një lidhje tashmë prej 5 vitesh. Ata jetojnë në shtete të ndryshme por distancë nuk i ka penguar ta mbajnë të fortë lidhjen. I pyetur nga Aulona nëse është e vështirë kjo lloj marrëdhëniejeje ai tha:

“Unë i kam menduar të gjitha versionet për tu bashkuar. Por çdo gjë duhen planifikuar në dy. Nuk dua të ndaloj askënd në rrugëtimine tij. Kam lënë hapur mundësinë për të shkuar atje. Sot nuk është e vështirë ta mbash lidhjen me rrjetet sociale. Unë më shumë flas kur jemi në distancë sesa kur jemi Live.”- përfundoi ai.

/blitz.al/