S’mori asnjë shenjë për negociatat, Rama gjen ‘fajtorët’: Kazanët me ligësi duan dështimin e Shqipërisë

0
261

Kryeministri Edi Rama i quan ‘zëra të ligj’ e të dëshpëruar ata që kanë shkruar se Shqipëria rrezikon shtyrjen e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian.

Në të parin reagim politik në Twitter, shefi i qeverisë shkruan se është i mahnitur nga ajo që ka lexuar nga “kazanët mediatikë”. Më tej shton se nuk do të dështojë Shqipëria dhe se dialogu Kosovë-Serbi do të vazhdojë, referuar deklaratave të eksponentëve në Shqipëri dhe Kosovë që thanë se Merkel kërkoi ndalimin e retorikës për ndarjen e kufijve në Ballkan.

“I mahnitur nga kazanët e nga ligësitë e të dëshpêruarve që duan me patjetër dështimin e Shqipërisë dhe dështimin me çdo kusht të procesit të dialogut Kosovë/Serbi gjithashtu! Por Shqipëria s’do të dështojë kurrësesi dhe dialogu do vazhdojë pa kushte e as paragjykime nga askush.”-shkruan Rama.

Vijon…
(f.g/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here