WOW! Facebook, Instagram dhe Whatsapp po sjellin këtë ndryshim DRASTIK dhe se dimë nëse është mirë apo keq për ne!

0
327

Rrjetet sociale janë bërë një pjesë e pandarë e jona dhe fatkeqësisht e kemi shumë të vështirë të ndahemi nga to. Pavarësisht se na marrin shumë kohë dhe janë bërë pothuajse të gjitha njësoj, prapë i kushtojmë një rëndësi shumë të madhe.
Mirëpo siç duket ato do të sjellin disa ndryshime drastike dhe këto i ka zbuluar Mark Zuckerberg.
Këto ndryshime janë përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj kritikave të shumta për mënyrën se si Facebook mbron të dhënat e përdoruesit. Sipas Zuckerberg, çështja e privatësisë do të jetë në plan të parë me këto ndryshime.
Disa nga ndryshimet përfshijnë: mesazhet në Messenger do të jenë të koduara me parazgjedhje që do të thotë se Facebook nuk do të shohë përmbajtjen e mesazheve si dhe platforma do të integrohet plotësisht me Whatsapp.
Aplikacioni Facebook është duke u ridizajnuar për të bërë grupet e komunitetit të centralizuara. Zuckerberg më parë ka thënë se ai beson se njerëzit në të ardhmen do të duan të flasin privatisht në grupe të vogla dhe komunitete.
Pastaj, postimet e Instagram-it nuk do të duhet të fillojnë me një foto ose një video, do të jetë e mundur të ndajë përmbajtjen duke përdorur vetëm tekst ose vizatime, në sajë të një modaliteti të ri “të krijuar” të kamerës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here