“2 gisht mjaltë” kalon kufijtë shqipfolës, Elvana jep lajmin e shumëpritur

0
288

“2 gisht mjaltë” theu çdo rekord shikueshmërie në kinematë shqiptare dhe tashmë shkon përtej kufijve shqipfolës. Lajmin e ka bërë të ditur protagonistja e komedisë shqiptare, Elvana Gjata. Me anë të fotove të publikuara në ‘Instagram’ ajo ka treguar se shumë shpejt filmi do transmetohet në kinemat e Europës. “E keni menduar ndonjëherë se do shikonit një film shqiptar në Europë? Mund t’ju them se është bërë realitet tani! Fillimisht në Zivcër, në 3 maj dhe më vonë në Austri, Gjermani, Hollandë, Suedi, Greqi, Mal të Zi. Shihemi atje dhe uroj ta shijoni çdo sekond të tij”,-shkruan këngëtarja e njohur.

 

Lajmi ka emocionuar veçanërisht të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë në vendet perkatëse, të cilët më në fund do kenë fatin të ndjekin një film shqiptar në kinematë vendase. Detajet e tjera për vendet ku do të shfaqet komedia, jepen në fotot e publikuara nga Elvana. /revistawho.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here