Interneti fiksohet pas gafës së zëvendësministres së Arsimit!

0
299

Ditën e djeshme, gjatë fjalimit në panairin e “Punës dhe Studimit”, zëvendësministrja e Arsimit, Lorena Haxhiu bëri një lapsus dhe ju e dini si funksionon. Ku ka gafa, ka vend për meme dhe pafund video në internet.

Në fjalë e sipër, Haxhiu mendoi t’u jepte të rinjve një këshillë:

“Është e rëndësishme t’ia nisni me punë sepse atë që ju do të korrni, do të mbillni në të ardhmen”.

Në fakt atë që mbjell mund të korrësh.

Ju kujtojmë se Lorena ka një të shkuar si prezantuese në televizion, përpara se të bëhej pjesë e administratës shtetërore në vitin 2017 ku u emërua drejtoreshë e Shërbimit Rinor.

Ç’është e drejta, fjalët tonë të urta popullore janë një lojë e vërtetë. Më poshtë po ju listojmë disa prej tyre, të parat që na erdhën në mendje:

 

Siç na dinë, qofshim, siç jemi, mos qofshim!

Ai që di më së shumti, flet më së paku!

Burrë e grua si mish e thua!

Qepa, qoftë e re, qoftë e vjetër, po era qepë vjen.

Buka e botës, laku i kokës.

Dora e huaj të kruan, po jo ku të kruhet.

Gjuha flet e fshihet, shpina pret e rrihet.

Besove, bëre mirë, s’besove, ca më mirë.

Miku i mikut tim, është edhe miku im.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here