Motra e Frederik Ndocit tregon brengën më të madhe: Dal dhe veç këndoj në pyll

0
338

Mbrëmjen e kaluar në ‘Soiree’ kanë qenë të ftuara motrat e Frederik Ndocit, Rita dhe Juli Ndoci, të cilat prej shumë vitesh tashmë janë larguar nga Shqipëria. Ato kanë qenë të ftuarat speciale të programit, siç i ka quajtur Jonida për të rrëfyer detaje nga jeta e tyre dhe eksperienca e mëparshme në muzikë.

Përveç 2 motrave në studio ndodhej Zef Deda, Myfarete Laze dhe miq të tjerë nga Shkodra, të cilët u bashkuan për të risjellë dhe njëherë në mendje muzikën dhe interpretimet e shkëlqyera të tyre. Juli dhe Rita treguan gjithashtu për jetën e tyre larg vendit të tyre dhe qëndrimin në Gjermani, megjithatë kjo e fundit zbuloi dhe një nga brengat e saj më të mëdha, duartrokitjet e publikut.

“Kur jam e lodhur dhe dua të shplodhem, dal në pyll dhe këndoj. Aty më dalin njerëzit dhe më duartrokasin. Më thonë: ‘Bravo’ dhe unë i them faleminderit. Për këtë më ka marrë shumë malli, për duartrokitjet e publikut”, pohoi këngëtarja e njohur.

Mesa duket pavarësisht largesës dhe kohës së gjatë që ka kaluar, motrat Ndoci nuk kanë mundur të harrojnë interpretimet dhe hapat e tyre të parë në muzikë./revistawho.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here