Roza Lati paska një listë të zezë me VIP-a ‘mosmirënjohës’!

0
273

Roza Lati ka rezervat e saj në lidhje me shumë nga Vip-at e showbiz-it shqiptar. E ftuar tek “Pasditja Ime” Roza nuk ngurroi të quante një pjesë të mirë të tyre “mosmirënjohës”.

“Ka patur personazhe që nuk më kanë ardhur dhe unë i ka futur në listën e zezë, është e zezë sterrë. Kam dhe listën e mosmirënjohësve, ku janë artistët që deri tani kanë famë dhe kanë arritur diçka.

Kur kanë qenë në fillimet e tyre kam qenë e para që i kam marr në intervista dhe i kam dhënë mbështetje maksimale duke i thënë botës që shihe se do eci ky. Tani që janë bërë dikush, nuk më vijnë në emision! Nuk është një janë disa.”– u shpreh ajo.

Gjithsesi moderatorja e “Why Not” shtoi se nuk e ka patur aspak të vështirë të bindë të ftuarit të vijnë në emisionin e saj duke qenë se është rritur nën praninë e njerëzve të njohur falë njohjeve të së ëmës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here