Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, “Zëri i Amerikës” kritikon hapur Edi Ramën

0
266

Një kritikë e drejtpërdrejtë dhe një mesazh i qartë për kryeministrin e vendit Edi Rama. Zëri i Amerikës ka hedhur në ditën botërore të Lirisë së Shtypit një kritikë të hapur dhe të fortë për mënyrën sesi qeverisja dhe kryeministri Edi Rama i trajton mediat shqiptare.

Kronika dhe mesazhet e dhëna nga Zëri i Amerikës mund t’i lexoni më poshtë:

Në Shqipëri media ka pësuar një përkeqësim të vazhdueshëm në 10 vitet e fundit, duke u bazuar në raportet e organizatave prestigjoze që vlerësojnë treguesit e saj. Studiues, analistë dhe pedagogë të gazetarisë veçojnë se raportimi dhe informacioni po kalon ditë të këqija, për shkak të ndikimit të qeverisë dhe shpeshherë dhe vetë pronarëve, të cilët priren që përmes përdorimit të medias t’i shërbejnë bizneseve të tjera. Kërcënimet që vijnë nga bota e krimit ndaj gazetarëve janë shqëtësim serioz mendojnë analistët, ndërsa veçojnë se propaganda e kryeministrit përmes televizionit me emrin e tij fabrikon lajmet dhe menjanon filtrin e gazetarit.

Treguesit e lirisë së medias në Shqipëri, duke u bazuar në raportet e Komisionit Europian, Departamentit të shtetit të Freedom House dhe Reporterët pa kufij, kanë pësuar një përkeqësim të vazhdueshëm në dekadën e fundit. Sipas Freedom House media deri në vitin 2009 ishte active,

“Kishim 3.75 pikë në vitin 2008, ku 1 është vlerësimi më i lartë dhe 7 është vlerësimi më i ulët. Ramë në vitin 2010 në 4 pikë dhe në vitin 2017 në 4.25. 5 e lart vlerësohen vende me diktaturë totalitare” – thotë Gjergj Erebara gazetar i BIRN.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here