Qeveria ‘tremb’ opozitën: Burg për ata që bllokojnë rrugët (Të gjitha ndryshimet në Kodin Penal)

0
291

Në të enjten e dytë kur opozita bllokon rrugët në shenjë proteste, kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se për këto raste në kodin penal do të parashikohet burg. Një ditë pas kthimit nga samiti i Berlinit, Rama ka bërë të ditur se një tjetër masë e shtuar është dhe për subjektet që prodhojnë ose tregtojnë produkte që dëmtojnë shëndetin. Për këto raste dënimi parashikohet në 10 vite.

Ndryshimet e reja në Kodin Penal pritet të ashpërsojë ndëshkimet edhe për protestat në rrugë.

Kryeministri, Edi Rama, ka paralajmëruar ndryshimet në ligj pikërisht ditën kur opozita bllokon 12 akse kombëtare në të gjithë qarqet e vendit.

Rama: Kujtojnë se do të ngrenë njerëz për të shkatërruar dhe djegur godinat e institucioneve, duke shpresuar se do të prodhojnë dëshmorë të revolucionit të tyre imagjinar, si pasojë e reagimit, të pritshëm prej tyre, disporpocional të Policisë së Shtetit dhe të Gardës së Republikës, që në kohën e tyre u përgjigjeshin me kallashnikov protestuesve paqësorë. Por gjetën vetëm disa të verbër, që sot janë në burg për shkak të tyre dhe morën dhe do të marrin mbrapsht, deri kur të vazhdojnë kështu, vetëm përgjigjen proporcionale të forcave të rendit, asgjë më shumë dhe asgjë më pak.

Një tjetër masë e shtuar dënimi parashikohet për subjektet që tregtojnë produkte që dëmtojnë shëndetin e konsumatorëve.

Çdo person që do të cënojë sigurinë ushqimore do të rrezikohë 10 vite burg.

Aktualisht kodi penal parashikon gjobë deri në 2 vite burg dhe në rastet e bashkëpunimit deri në 10 vite burg.

Rama: Ia kanë hedhur 30 vjet me gjoba që s’janë asgjë, krahasuar me fitimet e tyre, por kjo s’mund të vazhdojë dhe s’do vazhdojë më kështu. Këtyre forcave të së keqes në shoqërinë tonë, që guxojnë të kërcënojnë shëndetin e fëmijëve tanë dhe të të gjithë atyre që në këtë vend jetojnë dhe konsumojnë ushqim, duhet t’u rezervojmë ndëshkimin më shembullor të heqjes së lirisë së aktivitetit dhe të lirisë individuale, gjithashtu.

Në rastet e neglizhences mjekësore, do të ketë heqje lirie kur shkaktohet vdekja e personit nga arsye objektivisht të provuara.

Goditja e trajnerëve dhe arbitrave do të dënohet me burg. Ashpërsim të mëtejshëm të do të ketë për mbajtjen e armëve.

Qeveria gjithastu ka menduar që të mbrojë më shumë të drejtën e autorit.

Drafti i mazhorancës pritet të diskutohet me grupet e interesit dhe më pas ta kalojë në komisionet parlamentare.

/Ora News.tv/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here