“Mijëra bunkerë në Shqipëri”, prestigjozja britanike befason me parashikimin për Luftën e Tretë Botërore

0
408

Prestigjozja britanike “Express” ka bërë një artikull kushtuar një teme që endet per kohësh si një problem dhe shpeshherë ka qenë në vëmendje të disktutimeve. Po flasim për Luftën e Tretë Botërore, e cila për shumëkënd duket një shqetësim real teksa fuqitë e mëdha globale përshkallëzojnë masat e tyre.

Lidhur me këtë sheqtësim britanikja “Express” i ka dedikuar vëmendje vendeve më të sigurta në botë dhe gjejeni çfarë? Shqipëria është ndër vendet më të sigurta vetëm për shkak të bunkereve të ndërtuara nga sistemi i Enver Hoxhës.

Në Shqipëri janë më shumë se 170.000 bunkere të ndërtuara mes viteve 1960 dhe 1980. Mesatarisht në Shqipëri ka 5.7 bunkerë për çdo kilometër katror ose ndryshe një bunker për çdo katër shqiptarë.

Para Shqipërisë si më të sigurtat renditen SHBA-ja e para, Zvicra e dyta dhe vendi ynë I treti.

Rrjeti i bunkereve të ndërtuara në SHBA gjatë Luftës së Ftohtë e bën atë vendin më të sigurtë nëse një luftë e tretë botërore do të niste.

Ndërsa po ashtu Zvicra ka një sistem bunkerësh të mjaftueshëm për të akomoduar gjithë popullsinë e saj.

Pas Shqipërisë, e katërta renditet Suedia me më shumë se 65 mijë buknerë, të mjaftueshme për të strehuar 7 milionë njerëz.

Burimi: Express| Përshtati JOQ Albania

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here