Një botim i rrallë, po të kesh jetuar në diktaturë do duash të kujtosh, nëse jo, patjetër që shumë shpejt do kuptosh çfarë ishte diktatura në jetën e përditshme.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) sjell botimin e memories, shumë thjesht, nëpërmjet fotove, të dhënave dhe grafikës.

”Si martoheshin, si blihej televiziori, si blihej apartamenti, çfarë ishte njolla në biografi, kush ishin kulakët, si merrej e drejta e studimit etj”, këto janë disa nga pyetjet që nxisin kuriozitetin e shumë të rinjve që nuk e kanë jetuar kurrë atë kohë. (V.G/SHUPLAKA)