Humor shkodran/ Një tifoz i Barcelonës: Më shumë jam mërzit mbramë, sesa kur më ka vdek baba!

0
413

Ndeshja Liverpul- Barcelona mbrëmë ka dhuruar spektakël dhe mbarë bota e futbollit është çuditur nga ajo çfarë ka ndodhur në fushën e lojës me atë përmbysje të imagjinueshme 4-0 në favor të skuadrës së Klopp.

Por nga Shkodra vjen një batutë e bukur dhe padyshim që nuk ka si të jetë ndryshe, duke ditur që ky është qyteti i humorit.

Një tifoz i Barcelonës, i zhgënjyer nga ajo humbje dramatike është shprehur: “Më shumë jam mërzit mbramë sesa kur më ka vdek baba!”

Mbase, kjo shprehje është “shpikur” nga ndonjë tifoz i Realit, sepse dihet rivaliteti në mes këtyre skuadrave, por realiteti është se tifozët e kësaj skuadre janë mërzitur shumë dhe këtë e tregon edhe fotoja e mëposhtme:

shkodrasport.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here