Tottenham ka bërë mrekullinë në ndeshjen kundër Ajaksit, duke përmbysur rezultatin dhe duke siguruar finalen e Champions League.

Holandezët e kanë mbyllur pjesën e parë në avantazh 2-0 kundër Tottenham, pas fitores 1-0 në fushën e anglezëve. Ajaksi ka shënuar që në minutën e pestë me anë të De Ligt, ndërsa ka dyfishuar rezultatin në minutën e 36-të me Ziyech.

Por gjithçka ka ndryshuar në pjesën e dytë, ku braziliani Lucas Moura shënoi dy herë brenda pak minutash. Kur të gjithë menduan se ndeshja po përfundonte barazim dhe Ajaksi do të shkonte në finale, Lucas Moura ka shënuar golin e tretë në minutën e ’96 duke dërguar ekipin anglez në finale.

Tashmë finalja do të jetë tërësisht angleze, me Liverpulin dhe Tottanhamin që do të kërkojnë të ngrenë kupën./Opinion.al