Valencia dhe Arsenali u përballen mes tyre në gjysmëfinalen e kthimit në Europa League, ndërkohë që një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë nxehjes që po bënin skuadrat në fushën e blertë. E ka pësuar një gazetare që po raportonte direkt dhe sigurisht që kushdo e sheh videon gajaset së qeshuri.

Pas një krosi, dikush që duket si lojtar, në tentativë të kapë topin përplaset me gazetaren. Sigurisht as që e ka parë atë, pasi ishte duke lëvizur me shpinë. Tashmë video e atij momenti po bën xhiron e botës.