Reagon Veliaj për protestën dhe lëshon gojën: Tirana nuk thyhet nga një stan me lepuj

0
281

Gjatë protestës së sotme përplasjet dhe tensionet nuk kanë munguar. Disa protestues i kanë vënë flakën dyerve të Kryeministrisë. Ata i kanë vendosur gjithashtu flakën edhe Kuvendit.

E ditur bëhet se ata kanë hedhur bomba molotov në dyert e pasme të Kryeministrisë.

Si pasojë janë djegur disa pemë në pjesën e pasme të saj. Lidhur me të gjitha këto ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në një postim në rrjete sociale ai ka shkruar se Tirana nuk thyhet nga një stan me lepuj, teksa kujton dhe filmin e famshëm “Game of Thrones”.

Postimi i plotë:

Kjo ndodh kur shikon shumë episode ‘Game of Thrones’ dhe e vetmja alternativë qeverisëse të duket zjarri i dragoit! Nisën si të dhunshëm, përfunduan si telendarë! Tirana nuk thyhet nga një stan me lepuj! Puna, jo dhuna; e drejta, jo e liga; e mira, jo rrugaçëria – kjo triumfon!”

E si përfundim mund të thuhet se kjo është një gjuhë fyese ndaj protestuesve. I pari që reagoi në lidhje me protestën ishte ministri Sandër Lleshaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here