Avokatja e Popullit shkon me urgjencë të vizitojë Dollapin në spital por nuk e lejojnë: Mos u fshihni pas dere…

0
283

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ka mbërritur në spitalin e Traumës, ku ka kërkuar që të mësojë lidhur me gjendjen e Sait Dollapit, sekretar organizativ në PD.
Ballanca u shpreh se ka mandate kushtetues të hyjë dhe në burg, po nuk është lejuar që të shohë gjendjen e Dollapit.

“Kam mandat që të hyj kudo, le të dalë eprori që fshihet pas dere. Kam mandat kushtetues që të hyj kudo, qoftë në burg, qoftë në spital. Ajo që kemi parë është një nga pamjet më skandaloze, një njeri që rrihet kot”, u shpreh Ballanca.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here