“Fytyra e Skënderbeut” është shfaqur mes flakëve të një molotovi të hedhur te dera e Kryeministrisë, ditën e djeshme gjatë protestës së opozitës.

Foto e shkrepur në momentin kur flakër shpërthejnë pranë policisë dhe protestuesve, është postuar në rrjetet sociale, ndërsa përdoruesit thonë se kanë arritur të dallojnë fytyrën e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Edhe gjatë zjarrit në Katedralen Notre Dame në Paris, qytetarë pretenduan se mes flakëve mund të dallonin imazhin e Jezusit. Në fakt kjo shpjegohet përmes Pareidolia-s, aftësia për të shquar imazhe si fytyra në modele abstrakte.

A mund ta shquani edhe ju?

Foto origjinale:

Foto e zmadhuar