“Në ditën e hallit Rama të vjen dhe të bën punët e shtëpisë”, kështu është shprehur gazetari Enkel Demi në “Tempora”, referuar deklaratës së “butë” të tij kundrejt gazetarëve.

Në ditën e hallit Rama të vjen dhe të bën punët e shtëpisë. Ky është Edi Rama. Ai në këtë moment ka nevojë për një tjetër imazh mediatik. Dhe është gati që ata komentatorë që i ka keqtrajtuar. Të keqtrajtosh reporterët dhe të merresh me atë që ka më pak mjete mbrojtje se të tjerët, sot ai ka kuptuar që është në ditë të hallit dhe ka nevojë për një tjetër raportim me reporterët. Jo me pronarët e mediave se ato i merr në telefon dhe me ata ka të tjera raporte. Ai ka ndryshuar në lidhje me raportimin e lajmit. Luani sot ka dashur me u shfaq si qengj dhe këtë nuk e ka për herë të parë.”