Pak kohë pas sulmit në një xhami në Zelandën e Re dhe vrasjet që tronditën botën u transmetuan drejtpërdrejt nga agresori në Facebook detyruan kompaninë të forcojë rregullat.
Duke filluar nga sot ku do të nënshkruhet dhe marrëveshja përdoruesit që thyejnë “politikat serioze” të Facebook do të ndalohen menjëherë nga përdorimi i Facebook Live për një periudhë kohore.
Facebook nuk ka prezantuar të gjitha rregullat që do të përdorë për të zbatuar qasjen e re, por vuri në dukje standardet aktuale të komunitetit që ndalojnë përhapjen e propagandës terroriste në rrjetin social. Politika do të zgjerohet në tema të tjera në javët e ardhshme dhe kompania thotë se do të ndalojë të njëjtit shkelës nga blerja e reklamave.
“Nëse këto rregulla të reja do të vendoseshin që më parë terroristi në Christchurch nuk do ta kishte të mundur të transmetonte direkt masakrën nga llogaria e tij në mars”, thotë një zëdhënës i Facebook për CNN.
Marrëveshja që quhet Christchurch Call pritet të nënshkruhet të mërkurën në një takim të liderëve të botës digjitale me grupin G7.
“Unë kam folur me Mark Zuckerberg dy herë tani, dhe në të vërtetë kemi pasur komunikim të mirë në vazhdim me Facebook”, tha Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern për Christiane Amanpour të CNN.
“Herën e fundit që i fola atij një çështje disa ditë më parë, ai dha mbështetjen e Facebook për këtë thirrje për veprim,” bëri me dije Ardern.
Transmetimi direktnuk është i vetmi problem me të cilën përballen kompanitë e teknologjisë kur vjen puna tek terrorizmi. Pas masakrës në Christchurch Facebook ka larguar 1.5 milionë kopje të videos. Videoja është shpërndarë shpejt edhe në Youtube dhe Tëitter, dhe është shpërndarë në mesazhe mes përdoruesve. Një muaj pas sulmit, kopje të videos mund të gjendeshin ende nëpër sajte, shkruan CNN.
Lidhur me këtë Facebook thotë që për gjetjen e këtyre vIdeove duhet më shumë kërkim. Po ashtu shton se ka investuar 7.5 milionë në partnership me universitete për të identifikuar më mirë mediat e manipuluara.