Pas polemikave që kanë ‘pushtuar’ vendin që prej ditës së djeshme me publikimin e shkrimit për Shqipërinë nga prestigjozja Bild, ka reaguar gazetari Peter Tiede.

I kontaktuar nga TPZ Tiede është shprehur se politikanës, duke I’u referuar kështu Blerina Gjylametit, i kanë mbaruar argumentet që në fjali të parë. Ai gjithashtu shpreson që deputetja të mos ketë konsumuar gjëra të gabuara gjatë kohës që ishte duke dhënë deklaratën për mediat.

“Ajo sigurisht bën të njëjtin gabim që bëjnë ‘politikanë’ të tillë: ata vendosin vetë që të tjerët e kanë gabim. Shpresoj, për të mirën e saj, që ky të mos jetë rasti dhe që thjesht të ketë tymosur gjëra të gabuara, siç themi ne në Gjermani. Ka shumë nga këto “gjëra të gabuara”. Më vjen keq që zonjës i janë shteruar argumentat që në fjalinë e parë – dhe se i duhet të mbështetet në teori konsipirative dhe sulme personale. Aludimi se unë kam pranuar para, është thjesht një çmenduri”, u shpreh Peter Tiede.

Por Tiede një reagim e ka bërë dhe në llogarinë e tij në Facebook teksa shprehet se të gjithë ngjrjen e ka parë nga afër, dhe të gjitha këto janë ndodhi të pakëndëshme.

I once – something – written doën to Albania… ëas just there. Doesn’t look good in the beautiful country.-shkruan gazetari në Facebook.

Kujtojmë që sot Blerina Gjylamet doli në një deklaratë për shtyp, ku ka akuzuar opozitën edhe për shkrimin e bërë nga ‘Bild’. Sipas saj, opozita me qëllim prishjen e imazhit të vendit, ka paguar gazetarin për të bërë një shkrim të tillë.

Në artikullin e ‘Bild’ Shqipëria cilësohet si një vend në kaos ku i gjithë rendi është në dorë të gangësterave, dhe gjithashtu flitet dhe për dosjen 184 ku është i përmenduar dhe emri i kryeministrit Rama.