Lajmet për përgjimet në rrjetet socaile janë bërë shumë virale këtë vit. Frika nga përgjimet ka bërë që hulumtuesit të nisin kërkimet në lidhje me pengimin e “spunëve”. Eksperët e Whatsapp e kanë gjetur një zgjidhje, spyware është një softuer spiunazhi, që mund të instalohet në pajisjet Android dhe iOS me vetëm një telefonatë nëpërmjet Whatsapp-it.

Fillimisht për të kuptuar nëse ju jeni nënshtruar një mase survejimi përmes të njëjtit lloj sulmi, duhet të keni vënë re në të kaluarën disa thirrje “të çuditshme” në Whatsapp.
“Sulmuesit” e rrjeteve socaile prej kohësh kanë transformuar spyware duke përdorur funksionin e thirrjes së aplikacionit të mesazheve të menjëhershme. Sipas studiuesve, regjistri i thirrjeve shpesh është anuluar sapo ka ndodhur ‘spiunimi’ dhe në këtë rast e vetmja mënyrë për ta vërejtur do të kishte ishte kapja e thirrjes në momentin që ka ndodhur.