Së fundi, fotoja e një leopardi shtrirë në një mal shkëmbor pushtoi internetin dhe u bë virale. Saurabh Desai, fotograf i kafshëve të egra, postoi foton në fjalë në Instagramin e tij me përshkrimin “arti i kamuflazhit.” Fotoja është realizuar në Spiti Valley në Himachal Pradesh.

Ja ku është fotoja me gjithë leopard.

E gjetët? Jo? Shihni mirë.

Akoma jo? Mirë, mirë, ja ku është.

Kemi dhe një tjetër. Po këtu, e dalloni dot leopardin?

Këtë herë s’do ju mundojmë shumë. Është mu në qendër të fotos, ja:

Për habinë e askujt, ky lloj leopardi njihet ndryshe si “fantazma e maleve.”