Studentët do të ngrihen sërish në protestë më 22 maj në orën 12:00 tek Ministria e Arsimit.

Studentët do të protestojnë kundër qeverisë për mosrealizimin e kërkesave të tyre në kuadër të Paktit për Universitetin nga kryeministri Edi Rama.

“Mundësia për t’u ringritur është më aktuale se kurrë. Më 22 maj do të rifillojmë protestat”, u shprehen studentët.

Studentët shprehen se gjendja në universitete vijon të mbetet e njëjta edhe pas protestave të nëntorit.