Zbardhet mbledhja me dyer të mbyllura e Ramës: S’ka rëndësi pjesëmarrja në zgjedhje, mund t’iu dalin në sheshe dhe rrugë, mos…

0
247

Zbardhet mbledhja me dyer të mbyllura e kryeministrit Edi Rama me kandidatët e PS-së për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.

Kryeministri iu ka kërkuar kandidatëve të ruajnë qetësinë dhe të mos provokohen nga opozita që ka dalë në rrugë.

Rama ka deklaruar po ashtu se për PS-në nuk ka rëndësi pjesëmarrja në votime, dhe prioritet mbetet që zgjedhjet të jenë të qeta dhe pa incidente.

Rama: Ruani qetësinë, mos u provokoni.

Mund t ju dalin në rrugë e në sheshe, mos u intimidoni.

Pjesëmmarrja nuk është objektivi ynë. Prioritet mbetet mbarëvajtja e zgjedhjeve.

Ndërkohë që dhe në mbledhjen e hapur për mediat, Rama u shpreh se PS nuk do të tërhiqet nga mbajtja e zgjedhjeve në 30 Qershor, dhe deklaroi se politika e fantazmave (I referohej Sali Berishës), nuk mund të marrin peng vendin.

Frika se në 30 Qershor mund të ketë një përplasje civile, është artikualuar gjerësisht në media në këto javët e fundit, mirëpo qeveria socialiste është shprehur se kushdo që cënon procesin zgjedhor rrezikon që të përballet me disa vite burg.

(E.K/FAXWEB.AL)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here