Kalon rrugën duke parë telefonin? Kujdes do të gjobitesh…

0
268

I keni parasysh ata njerëz që kalojnë nëpër rrugë duke shkruar në telefonat e tyre celularë ose duke kontrolluar WhatsApp, plotësisht të shkëputur nga realiteti? Me siguri edhe juve ju ka ndodhur . Dhe me siguri keni rrezikuar shumë, duke pasur parasysh se në një metropol si Nju Jork të paktën 300 këmbësorë vdesin në vit nga makinat.

E pra, Big Apple ka vendosur të nis përpjekjet për të frenuar këtë fenomen duke nisur nga gjobat. Gjobat variojnë – nga 25 në 250 dollarë – për ata që kalojnë rrugën duke parë në telefon. Dispozita përkatëse iu paraqit Senatit të Shtetit të Nju Jorkut me një përjashtim, mjekët.

Në të shumtën e rasteve fajësohen makonat por duket se gjërat do të ndryshojnë.

Edhe këmbësorët luajnë një rol vendimtar. Dhe incidentet e këtij lloji shtohen gjithnjë e më shumë.

Tashmë në vitin 2011 Organizata Botërore e Shëndetësisë kishte publikuar një raport të dedikuar tërësisht për sigurinë në rrugë dhe përdorimin e telefonave celularë nga shoferët dhe ishte përqendruar pikërisht te këmbësorët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here