Postimi i Jul Dedës nervozon ndjekësit: “Të ishe në Amerikë, do të kishte marrë fund karriera”

0
268

Ditën e sotme në Tiranë u organizua parada e komunitetit LGBT. Përtej personazheve publikë që i mbështesin aktivitetet e tyre për të kërkuar të drejtat që u takojnë, ka dhe nga ata që shprehin hapur mospajtimin me këtë komunitet. Një prej tyre është dhe aktori i njohur, Jul Deda i cili shpesh surprizon me deklaratat e tij. Edhe ditën e sotme, ai ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shprehej: “E tmerrshme. Prapë kanë dalë në rrugë ata që duan të martohen burrë me burrë? Ikni nga Tirana sot…”

Dhe sigurisht që kjo nuk mund të mirepritej. Sigurisht që nuk mirepriten deklarata që nxisin urrejtje ndaj një komuniteti që meriton çdo të drejtë njerëzore, meriton të marrë vendime të lira për jetën e tij. Këtë ja kanë vënë në pah dhe shumë ndjekës të revoltuar.

“Sa turp të shohësh një mesazh të tillë nga ana jote Jul! Dhe sidomos kur shoh përgjigjet që shkruajnë nga ana tjetër. Nuk janë këto problemet e botës, hapni sytë. Duhet të keni frikë nga njerëzit që komentojnë me këtë lloj injorance dhe këtë lloj agresiviteti. Jam pa fjalë dhe e hidhëruar.”

“Po të kishe qenë në Amerikë do të kishte marrë fund si karriera, si njeri plak.”

“Ata janë njerëz si unë edhe ti. Askush nuk ka të drejtë të gjykojë se me kë ndan kënaqësitë, shtratin apo jetën tjetri. Nuk ka asgjë për tmerr dhe kujdes!”

“Do e kesh me ironi me siguri se homofobi nga një person publik si ti është turp të dëgjosh vërtetë. Sepse një gjë është të thuash që nuk je dakord me çiftet gay, por është gjë tjetër ti denigrosh dhe të ushqesh urrejtjen në mendjet e vogla të atyre që lënë komente të tmerrshme në këtë post.”

“Nuk ka asnjë lloj problemi të jesh kundër diçkaje dhe të kesh mendimin dhe opinionin tënd. Por të bësh poste të tilla, të shfaqesh poste homofobike është diskriminuese, dhe turp për një personazh publik si ty.”

Dhe shumë e shumë komente të tjerave, të cilave Juli i përgjigjet me argumentin “Ky është mendimi im”. Por mendimi yt qëndron deri aty ku nuk cënon jetën dhe lirinë e tjetrit. Edhe njerëzit e painformuar kanë mendime, por kjo nuk do të thotë ta bërtasin dhe të nxisin urrejtjen ndaj një grupi të caktuar njerëzish, që thjesht kanë zgjedhje ndryshe nga ty. Por siç ka thënë dhe Mandela:

“Askush nuk ka lindur duke urryer një person tjetër për shkak të ngjyrës së lëkurës, apo origjinës, apo besimit fetar. Njerëzit mësojnë të urrejnë, dhe nëse ata munden të mësojnë të urrejnë, mundet dhe të mësohen të duan, sepse dashuria vjen në mënyrë më natyrale për zemrën njerëzore sesa e kundërta e saj.”

Në këtë rast nuk kërkojmë dashuri, vetëm respekt për këdo me zgjedhje ndryshe nga ne. Prandaj, le të qëndrojmë të gjithë në Tiranë dhe ta mësojmë si bëhet kjo e fundit. /Blitz.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here