Takimi për FRONTEX/ Rama u ndërpret pyetjet gazetarëve para zyrtarëve të BE, mbyllet konferenca

0
302

Kryeministri Edi Rama nuk i ka lejuar gazetarët që të pyesin zyrtarët e BE në ceremoninë për prezantimin e operacionit të FRONTEX.

Një nga gazetarët, e pyeti kryeministrin nëse kishte marrrë mbështetjen e BE për të ndaluar hyrjen e shqiptarëve në këto vende, nëse prishin zgjedhjet, deklaratë të cilës, kryeministri i mëshon në çdo takim me socialistët. Rama nuk pranoi të përgjigjej, dhe pas fjalës së tij, gazetarët u larguan.

Diskutimi me gazetarët:

Gazetarja e Ora News, Fjorela Beleshi: Zoti kryeministër, ju deklaruat pak ditë më parë se të gjtiëh shqiptarët që prishin zgjedhjet do t’ju ndalohet hyrja në SHBA dhe BE. Keni marrë konsultim me këto vende.

Rama: Siç e dëgjuat edhe nga spikerja, nuk lejohen pyetjet jashtë kësaj teme. Kush i meriton, do t’i marrë këto pyetje kur t’i meritojë.

Spikerja: Ka më pyetje?

Gazetarët: Jo (Dhe çohen ikin).

Ditën e sotme, në Pallatin e Kongreseve është prezantuar operacioni i FRONTEX që parashikon që 50 oficerë dhe pajisje logjistike të vendosen në pikat kufitare.

Ky operacion, ka për qëllim frenimin e fluksit të emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe vendet e Afrikës së Veriut që përdorin Shqipërinë si rrugë kalimi për në BE.

Operacioni u përshëndet nga Rama e Lleshaj, ndërsa zyrtarët e BE, garantuan se sovraniteti nuk preket.

(F.g/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here