Studentët sot në protestë, Rama i sfidon me një video

0
255

Ditën e sotme studentët kanë paralajmëruar se do iu rikthehen protestave, ku do të mblidhen në orën 12.00 para Ministrisë së Arsimit.

Gjithçka për premtimet e pambajtura të qeverisë lidhur me kërkesat e tyre, pas protestave të bujshme të muajit dhjetor.

Mirëpo Kryeministri Edi Rama i ka sfiduar protestuesit, me anë të një video ku thuhet “Pakti për Universitetin, premtim i mbajtur”.

“Me këtë videoinformacion mbi angazhimet e mbajtura në kuadër të Paktit për Universitetin, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Në video thuhet se 86271 studentë janë përfitues të zerimit apo përgjysmimit të tarifave në të gjitha degët bachelor, mes tyre studentë ekselentë, kategori në nevojë dhe të tjerë.

Po ashtu thuhet se janë 1.4 miliardë lekë të investuara nga qeveria më shumë në xhepat e studentëve dhe familjeve të tyre.

Ndër të tjera nënvizohet se 459 studentë ekselentë u punësuan në institucionet e administratës shtetërore.

Bëhet me dije se 951 të rinj po zhvillojnë praktikën e punës në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës dhe në fund të programit do të punësohen 200 praktikantë.

Deklarohet gjithashtu se 300 milionë lekë janë investuar në konvikte.

 


360grade.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here