Njoftim për të gjithë shkodranët nga…

0
244

 

 

Ujësjellës- Kanalizime Shkodër

Ju kërkojmë ndjesë të gjithë qytetarëve të Shkodrës për mungesën e ujit pasditen e sotme, pasi OST, që nga ora 12.00, pa paralajmërim ka kryer punime në nënstacionin e furnizimit me energji elektrike në Dobraç. Në këtë menyrë është bërë shkëputja e energjisë elektrike që furnizon pompat e stacionit të Ujësjellësit.

Për pasojë, ka patur dhe një stakim të pompave të Ujësjellësit në mënyrë të menjëhershme dhe të papritur.

Pas rikthimit të energjisë dhe riparimit të pësuar nga defektet elektrike, stafi i UKSH ka bërë të mundur ndezjen e pompave të cilat janë vënë në fuksion të plotë dhe së shpejti do fillojë furnizimi normal me ujë në të gjithë qytetin.

Gjejmë rastin t’iu kërkojmë ndjesë për ndërprerjen e furnizimit me ujë në qytet.

• U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe administratorëve të pallateve, që të stakojnë pompat individuale për të mos i shkaktuar defekte.

• Me ardhjen e ujit, mbani rubinetin hapur për disa minuta për shpërlarjen e tubacioneve para përdorimit te ujit.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here