Albana Osmanin e krahasojnë me Elvanën, moderatorja ‘prish’ gojën: I kam bërë që në 95′ këto gjëra, s’po më plas…

0
426

Albana Osmani është një prej prezantueseve më të njohura në vendin tonë.

Së fundmi ajo ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale dhe ka ndarë mjaft foto që ka bërë edhe në eventin më të rëndësishëm të bamirësisë amfAR Gala.

Por, Albana nuk ka postuar vetëm foto nga ky eveniment. E themi këtë, pasi prezantuesja ka postuar edhe video nga bregdeti i Francës.

Krahas saj ajo ka shkruar:

Të zgjohesh në një festë dallgësh! Videon ma bëri Brad Pitt-i edhe atë e kam shok.”

Pas kësaj një fans i ka shkruar se ajo ka kopjuar Elvana Gjatë, pasi edhe këngëtarja ka bërë foto në breg të detit disa ditë më parë.

Fansi ka shkruar:

U bëtë të gjithë si Elvana po s’ka gjë, kush ka qejf le ta bëjë.”

Më pas prezantuesja i është kthyer keq aq sa mund të thuhet se ka lëshuar edhe gojën.

Ajo ka shkruar:

Bëje dhe ti! Deti është i joni, i ne të gjithëve! Kam bërë video të tilla që në vitin 1995. Kujt i plasi! Shijoje jetën!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here