Shtatë vite në arrati për një histori vrasjesh gjakmarrjeje me tre viktima. Policia e Shkodrës vuri në pranga Lush Pjollaj, sot 42 vjeç, në arrati prej vitit 2012, i akuzuar për vrasjen e Marash Tonaj, 49 vjeç, në fshatin Vuksanaj të komunës Shalë në zonën e Dukagjinit. Vrasja e Tonajt u bë për motive gjakmarrje, pasi vëllai i tij, Nik Tonaj, në 13 korrik të vitit 2003, kishte vrarë prindërit e Lush Pjollaj, Nik dhe Lula Pjollaj, të cilët lanë jetim gjashtë fëmijë, dy djem dhe 4 vajza.

Vrasja në atë kohë u mor përsipër edhe nga vajza e çiftit, Lena Pjollaj, e cila ha se mori gjakun e prindërve të saj pasi shteti për 9 vjet në atë kohë nuk mundi të kapë autorin, i cili vijon ende të jetë në arrati, Nikë Tonaj. Krimi është bërë në bashkëpunim nga motër e vëlla, Lena dhe Lush Pjollaj, ky i fundit i arrestuar këtë të mërkurë, ndërsa motra e tij ndodhet në burg prej vitit 2012.

Konflikti mes dy familjeve Pjollaj dhe Tonaj ka nisur për vijën e ujit për vaditje ku dy palët pretendonin të kishin radhën e vaditjes.

Arrestimi i Lush Pjollaj

Në kushte të vështira të terrenit dhe të motit, Policia arrestoi të shpallurin në kërkim Lush Pjollaj i cili fshihej në një banesë në fshatin Vuksanaj të Dukagjinit. Ai është dënuar në vitin 2013 nga Gjykata e Shkodrës me 23 vjet burgim për veprën penale “Vrasja me paramendim”. Më 12 shtator 2012 në lagjen Pjollaj të fshatit Vuksanaj, ai ka vrarë me armë zjarri Marash Tonaj 56 vjeç për motive të gjakmarrjes.

I arrestuari Lush Pjollaj

Lena Pjolli: Mora gjakun e prindërve 9 vite pas vrasjes

Pas vrasjes së Marash Tonajt në vitin 2012, në polici u vetëdorëzua Lena Pjolli në atë kohë 33 vjeç. Ajo mori përsipër autorësinë e vrasjes duke thënë se mori gjakun e prindërve të saj, 9 vite pasi ata u ekzekutuan nga Nik Tonaj, vëllai i Marashit.

“Për 9 vite prita të arrestohej autori i vrasjes së prindërve të mi, por asnjëherë nuk u prangos. Atëherë vendosa të merrja vetë hakun. Përmbusha amanetin me armën e babait tim që e kisha ruajtur për 9 vite me radhë”, shprehej ajo në atë kohë.

Lena Pjollaj ndodhet në burg e dënuar për këtë krim, të cilin e ka bërë në bashkëpunim me vëllain e saj, të arrestuar këtë të mërkurë (29 maj) nga Policia e Shkodrës.

Kur prindërit e saj u vranë, Lena Pjollaj ishte vetëm 24 vjeç, sot 40 vjeçe.

33-vjeçarja, në dëshminë e sja në atë kohë shprehej pikërisht për të marrë hakun e prindërve nuk ishte fejuar apo martuar.

Momenti kur Lena Pjolli eshte vetedorezuar ne polici në vitin 2012

Vrasësi i çiftit Pjollaj ende në arrati

Nikë Tonaj, ndodhet në drejtim të paditur , i dënuar në mungesë me 25 vjet burg në mungesë.

Lena Pjolli ka qenë duke u kthyer në shtëpinë e saj në Vuksanaj në komunën Shalë kur është ndeshur me vëllanë e autorit të krimit, Marash Tonajn. Mes tyre ka nisur një debat. Më pas 33-vjecarja është larguar për në banesë ku ka marrë kallashnikovin, të cilin e kishte të ruajtur pasi ia kishte lënë i ati i saj, dhe me të ka qëlluar në drejtim të 49- vjecarit Marash Tonaj.