Sophie Castrioti u bë shumë e njohur për publikun shqiptar dhe vazhdimisht komentohet në media. Ajo është stërmbesa e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe ka tërhequr vëmendjen shpesh herë me pamjen e saj.

Siç dihet Sophie merret me muzikë dhe së fundmi ka publikuar këngën e saj të re të titulluar “Gone for the night”. Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku dhe detaji që u ka tërhequr vëmendjen të gjithëve është flamuri kuq e zi që qëndron pas Sophies.

Sophia dhe familja e saj prej vitesh janë larguar nga Shqipëria, mirëpo Sophie ka arritur të bëhet e njohur në muzikë dhe zëri i saj pëlqehet shumë.