Moderatori Arian Çani në hapje të emisionit “Zonë e Lirë”, u shfaq ndryshe nga çdo herë tjetër. Këtë herë ai mbante mjekër, ndërsa nuk ngurroi të tregojë edhe arsyen. Çani tha se ka qenë 11 orë pa drita dhe ujë.

Pas një batute në studio ku “Dj Cherri” i dha një këshillë: “Mos e kruj me gjermonin”, Çani u përgjigj:

“Po po, mos u kruj me gjermonin sepse mund të të ndodhë si mua, 11 orë pa ujë pa drita.

Mund të mbetesh edhe pa rruar, siç mbeta unë. Kërkoj ndjesë të gjithëve ju që nuk e keni qejf mjekrën, por kështu është kur mbetesh 11 orë pa ujë pa drita”, – tha Çani.